Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, ka thënë se KFOR-i ka kërkuar kohë nga Qeveria e Kosovës që të largojë barrikadat në veri të Kosovës.

Janë bërë dhjetë ditë që nga dita kur janë vendosur disa barrikada në disa nga rrugët e ne vëri, që erdhi si shenjë e kundërshtimit ndaj arrestimit të ish-polici, Dejan Pantiq, i cili po dyshohet për sulm ndaj KKZ-së në Mitrovicë të veriut.

Rexhaj tha se nuk do të presin në për hershmëri nga KFOR-i për largmin e barrikadave, por që do të mirëkuptojnë pozicionin e tij.

“Në bashkëpunim me ndërkombëtaret, në komunikim gati të përditshëm kërkojmë që këto barrikada të a largohen.. KFOR-i ka kërkuar afat nGA Qeveria për largimin e barrikadave. Për të qëndruar më gjatë duhet më pas rezistencë, rezistenca është dukerënë dhe kjo rezistencë që ka mbetur është kriminale…KFOR ka kërkuar nga ne kohe që vete ti largojë aTo barrikada.”

Rexhaj tha se është çështje ditësh apo javësh deri sa të largohen barrikada në veri Kosovës.

Rexhaj: Plani ruso-serb që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës, u parandalua nga institucionet e sigurisë

Deputeti i VV-së, Arber Rexhaj, ka komentuar protestën gjatë ditës së diel të serbëve afër pikës kufitar enë Jarinjë.

Dukagjini gjatë ditës së diel gjersa po mbahej protesta raportoi se kishte një plan që të sulmohej pika kufitare në Jarinjë, e këtë gjatë ditës së hënë e konfirmoi zëvendëskryeministri i parë të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.

Ka qenë plan “ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës”, tha Bislimi.

E sipas Rexhajt ky plan ruso-serb është parandaluar nga institucionet e republikës së Kosovës.

Rexhaj tha se këto skenare që i bën presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe që dirigjohen nga vetë ai, imitojnë kriminelin famëkeq, Sllobodan Millosheviqin.

Ai theksoi se Vuçiq ka mbetur pa përkrahjen e popullatës serb në veri të Kosovës, e gjithë çka i k mbetur janë grupet kriminale që janë në veri dhe që po shkaktojnë probleme.

“…ajo çka ka qenë skenar të ndodhë e përmendi Bisilmi. E kjo u parandalua nga institucionet e sigurisë…që skenarët e Vuçiqit për ta kthye në vitin e luftës dhe para luftës çdo ditë po dështojë se nuk e kanë përkrahjen e popullatës serbe ne veri të Kosovës dhe në veçanti në 5 komunat veriore, sepse një nga një të gjithë skenarët po ju dështojnë, ju dështoi Kanë mbetu me grupe kriminale dhe struktura kriminale ka mbetur Vucici”, ka thënë Rexhaj.