Deputeti ukrainas: Ukraina shumë shpejt do ta njeh Kosovën

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko

Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE), Oleksiy Goncharenko, e ka ripërsëritur deklaratën e tij të mëhershme se shumë shpejt Ukraina do ta njeh shtetin e Kosovës.

Përveç kësaj, ai ka kërkuar nga të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë sa më shpejt një gjë të tillë.

Ai ka thënë se njohja e Kosovës është edhe në interesin e Serbisë dhe qytetarëve të saj.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, tha ai, transmeton KP.

Tutje ai ka thënë se Serbia duhet të veprojë njëjtë sikurse Gjermania pas Luftës së Parë Botërore dhe të vazhdojë përpara e të mos e pengojë Kosovën.

“Gjermania pas luftës së pare botërore ishte plot me përçarje, ata pranuan katastrofën e luftës së dytë botërore, pas luftës së dytë botërore Gjermania e pranoi realitetin… dhe u bë një vend i begatë, i mrekullueshëm me gjermanë të lumtur në shtetet e tjera dhe gjermanët e lumtur brenda vetë Gjermanisë. Serbia duhet të veprojë absolutisht të njëjtën mënyrë për të ndërtuar një vend normal, për të shkuar drejt Evropës, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe të mos përpiqen të marrin mbrapsht diçka që mendojnë se e kanë humbur, edhe nëse madje mendojnë se e kanë humbur, e kanë humbur përgjithmonë. Dhe tani është koha vetëm për ta pranuar këtë, dhe për të ecur përpara dhe për të mos u dhënë mundësi vendeve si Rusia, si ariu rus, ndonjë tigër tjetër apo dikush tjetër që të përdorin këtë ndarje brenda Evropës, duke u përpjekur të bëjnë thirrje duke u përpjekur të shkaktojnë gjakderdhje, duke u përpjekur për t’i bërë probleme botës së lirë”, shtoi ai.

Kohë më parë deputeti ukrainas ishte për vizitë në Kosovë, ku edhe mbajti një fjalim në Kuvendin  e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika