Deputetja britanike pas takimit me Kurtin: Kosova ia vlen të mbrohet

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe deputetja britanike, Alicia Kearns pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se "Kosova ia vlen të mbrohet"

Pamje nga takimi

Gjatë kësaj të hëneje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryetaren e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns.

Përmes një postimi, Kearns ka thënë se Britania e Madhe duhet të qëndrojë pranë partnerëve të saj duke shtuar se takimi me kryeministrin Kurti ishte produktiv.

“Kosova ia vlen të mbrohet”, ka shkruar ajo.

Ajo ka treguar dhe temat për të cilat kanë diksutuar në këtë takim.

“Duhet të qëndrojmë krah partnerëve tanë. Ishte shumë produktiv takimi me Kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes, për të diskutuar se si të de-përshkallëzohet situata, kthimi i tre policëve të rrëmbyer kosovarë, mbështetja e komunitetit serb në Kosovë dhe milicia e mbështetur nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

Derisa Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Me deputeten Kearns, kryeministri Kurti diskutoi për qeverisjen, progresin në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe. Vëmendje të veçantë iu dha zhvillimeve të fundit në katër komunat veriore në Kosovë dhe sulmeve të organizuara nga grupe kriminale atje ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve, si dhe përfshirjen aktive të Serbisë në tensionimin e situatës deri te rrëmbimi i tre policëve të Kosovës brenda territorit të Republikës, për të cilët Serbia duhet të mbahet përgjegjëse ndonëse ata u liruan sot gjatë ditës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika