Deputetja e BDI-së për protestat në Maqedoninë e Veriut: Është një frymë e caktuar, e cila po krijon protesta të tilla

Përgjatë intervistës së saj në RTV Dukagjini, Bilalli-Zeneli ka përmendur edhe pankartën përgjatë protestave, në të cilën shkruante “Jo për EU”. Kjo pankartë sipas saj, ishte një përputhshmëri me propozimet dhe protokollet që po kundërshtohen nga opozita.

Arta Bilalli-Zendeli, deputetja e BDI-së

Arta Bilalli-Zendeli ka thënë se protestat në Maqedoninë e Veriut janë krijime të një fryme antievropiane dhe proruse.

E ftuar në RTV Dukagjini, deputetja e BDI-së ka thënë se megjithëse e drejta për të protestuar është një e drejtë e garantuar nga kushtetuta e Maqedonisë së Veriut, ajo protestë ishte “një akt vandalizmi”. Sipas saj, protesta e organizuar nga “Partia e Majtë” është një frymë, e cila mbetet “proruse”, duke u bazuar në kundërshtimet haptazi të saj, për solidarizimin e Maqedonisë së Veriut ndaj Ukrainës.

“Është një frymë e caktuar, e cila vazhdimisht po krijon protesta të tilla…është një parti e majtë e cila haptazi ka kundërshtuar edhe solidarizimin ndaj Ukrainës dhe dënimin ndaj agresionit rus”, ka thënë Bilalli-Zeneli për RTV Dukagjinin.

Ndër të tjera, Bilalli-Zeneli ka përmendur edhe pankartën përgjatë protestave, në të cilën shkruante “Jo për EU”. Kjo pankartë sipas saj, ishte një përputhshmëri me propozimet dhe protokollet që po kundërshtohen nga opozita.

Protesta treditore në Maqedoninë e Veriut ishte një përgjigje kundër propozimit francez. Ajo filloi para qeverisë, për të vazhduar më pas në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, vendi ku situata filloi të përkeqësohet me gjuajtjen e sendeve të forta në drejtim të objektit të ministrisë. Njëherësh, ata kërkonin dhe dorëheqjen e Bujar Osmanit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika