Deputetja e PDK-së e akuzon Qeverinë për  “hajni” dhe abuzim me çmimet e barnave

Deputetja e PDK-së, Floretë Zenjullahu, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se është pjesë e abuzimeve me çmime të barnave, sidomos atyre esenciale

Floretë Zenjullahu, deputete e PDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floretë Zenjullahu, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për keqpërdorime dhe për “hajni”, që sipas saj, Qeveria është duke e kryer në raport me çmimet e barnave.

Duke iu referuar raportit të KDI-së, ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka blerë barna me çmim më të shtrenjtë sesa çmimi i tregut.

“Vërtetohen keqpërdorime dhe hajni me barna që kjo qeveri është duke u kryer. Për blerje të oksigjenit nga hulumtimi i KDI-së, rezulton se janë keqpërdorur më shumë se 57 mijë euro. Rasti tjetër për paracetamol që kushton një euro, msh e ka ble mbi 3 euro”, ka deklaruar Zenjullahu.

Në emër të PDK-së, Zenjullahu ka propozuar që të caktohet një çmim fiks apo maksimal për rregullimin e çmimit të barnave. Sipas saj, qytetarët janë dëmtuar vazhdimisht si pasojë e çmimeve të larta të barnave, sidomos atyre esenciale.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika