Deputetja finlandeze pas takimit me Osmanin: Kosova duhet të pranohet në KiE pa parakushte

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen, ka theksuar se pranimi i Kosovës si anëtare e Këshillit të Evropës duhet të bëhet pa parakushte shtesë

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen, të enjten ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në platformën X, deputetja Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës.

Po ashtu, ajo ka theksuar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Bëhet fjalë për të drejtat e njeriut në një shoqëri multietnike dhe bashkëpunim të bazuar në rregulla.

Nuk duhet të ketë parakushte shtesë! Është koha për të vepruar. Takimi i shkëlqyer me presidenten Vjosa Osmani”, ka shkruar Tuppurainen.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika