Deputetja  e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, në një intervistë në Kallxo Përnime, ka treguar arsyet pse ajo ka shkuar t’i shohë nga afër armët e konfiskuara pas sulmit terrorist në Banjskë.

Ajo ka thënë se ka pasur dëshirë që armët e konfiskuara në Banjskës t’i shohë me sytë e saj.

“Ato janë armë të rënda ushtarake, kanë mbishkrime serbe, këto nuk janë armë prej kohës së Millosheviqit, s’janë armë antike, disa prej tyre, si granatat ishin të datuara prej vitit 2021, dhe kjo nuk është sasi e vogël e armëve që një grup i krimit të organizuar mund t’i sigurojë”, ka thënë Kearns.

Sipas saj, armatimi i konfiskuar në Bajnskë është i rangut ushtarak dhe ato armë nuk mund t’i kenë në posedim “kriminelët e vegjël”.

“U ndava mjaft e brengosur prej asaj që pashë”, ka përfunduar Kearns.