Deputetja Statovci: Lumir Abdixhiku është prurje e Isa Mustafës, nuk është reformator brenda LDK-së
Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në emisionin Personale me Krenare Vokshin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është ndonjë reformë për LDK-në. Lumir Abdixhikun e kishte sjellë ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë Statovci. “E kujtomë se Lumir Abdixhku ka qenë një nga prurjet e ish […]





Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në emisionin Personale me Krenare Vokshin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk është ndonjë reformë për LDK-në.
Lumir Abdixhikun e kishte sjellë ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë Statovci.
“E kujtomë se Lumir Abdixhku ka qenë një nga prurjet e ish lidershipit të LDK-së, Isa Mustafës, ku nën lidershpin e Mustafës është marrë edhe përgjigja e qytetarëve për LDK-në, se sa ka qenë e suksesshme”, ka deklaruar Statovci.
Më tej, ajo ka thënë se është duke u folur për reformë në LDK, mirëpo “reforma apo ndryshimi vije nga mendimi ndrysh, kur ke një mendim ndryshe refuzimi, edhe kur e sheh që një rrugëtim është duke marrë humnerën e vetë ose është duke i arritur pikat që janë gati të pa imagjinueshme ose drejt fundit të saj, por nuk ke mendim ndryshe. Por, ndoshta simpatizon një rrugëtim të tillë nuk e di, se si mund të arrihet deri te ndryshimi”, ka thënë Statovci.
Ndërkohë ajo ka treguar se ndryshimi arrihet vetëm përmes “përplasjes së ideve”.
Statovci ka përfunduar duke thënë se ata (LDK) e kanë parë një zë refuzues vetëm te figura e presidentes, Vjosa Osmani.




















