​Deputetja Tinka Kurti: Duhet të jemi të pakënaqur derisa të kemi drejtësi për të pagjeturit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, në intervistë të drejtpërdrejtë për emisionin “Five” të Dukagjinit, ka deklaruar se derisa nuk ka ende drejtësi për të pagjeturit në Kosovë, ne te gjithë duhet të vazhdojmë të merremi me të

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, e cila është edhe pjesë e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë në intervistë të drejtpërdrejtë për emisionin “Five” të Dukagjinit,  se takimi i sotëm me Gratë nga Krusha e Madhe, ishte bërë për t’ua dëgjuar pakënaqësitë, dhe se derisa nuk ka ende drejtësi, duhet të vazhdojnë gjithmonë t’i shprehin pakënaqësitë.

Ajo gjithashtu ka shtuar se duhet ta kemi në mendje luftën derisa të kemi drejtësi.

“Përderisa ka qoftë edhe një të pagjetur, ka arsye për të mos qenë të knaqur dhe për të shprehur pakënaqësinë. Pra, përderisa nuk ka ende drejtësi, sigurisht, që, edhe ne të gjithë duhet të vazhdojmë të merremi më të derisa të ketë drejtësi” ka thënë ajo në lidhje të drejtpërdrejtë nga fshati Meje e komunës së Gjakovës, për emisionin “Five”.

Gjatë “Javës së të Pagjeturve në Kosovë”, ajo deklaroi se së bashku me Valentina Bunjaku, që, po ashtu i takon Bordit të Grupit të Grave Deputete, do të vazhdojnë takimin e tyre në Shoqatën e 27 Prillit 1999, në Gjakovë, që merret me mbështetjen e dhunës gjatë luftës.

Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me bordin e grupit të grave deputete në Krushë të Madhe vizituan kooperativën bujqësore që udhëhiqet nga Fahrije Hoti. Kjo e fundit tha se një pjesë e familjeve të të pagjeturve janë të zhgënjyer me trajtimin që iu bëhet nga institucionet tona.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut vizitoi të hënën, Kooperativën bujqësore “Krusha” në Krushë të madhe, që u prit nga Fahrije Hoti, drejtuese e kësaj kooperative, si dhe nga gratë me familjarë të zhdukur.

“Fëmijët po ikin nga Kosova”, ​gratë e Krushës kërkojnë më shumë mbështetje

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika