Të mërkurën e 24 gushtit, ShBA-ja ka konfirmuar 3 miliardë dollarë mbështetje të mëtejshme ushtarake për Ukrainën, por një deputete ukrainase ka thënë se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme.

Deputetja ukrainase, Ivanna Klympush-Tsintsadze, ka thënë se burimet e dhëna tashmë për Ukrainën nuk kanë qenë të mjaftueshme për të shkuar në një kundërofensivë dhe për të “siguruar që ne po çlirojmë territoret tona”.

Klympush-Tsintsadze ka shtuar se Ukraina është mirënjohëse për të gjithë ndihmën e ofruar deri më tani, por ka cituar shifra që sugjeronin se deri në 400 milion dollarë po shpenzoheshin nga Kievi çdo ditë për përpjekjet e luftës.

Lajmin për mbështetjen e ShBA-së e ka konfirmuar një zyrtar amerikan të martën e 23 gushtit, në atë që do të ishte kësti i vetëm më i madh për Kievin që nga pushtimi i rus gjashtë muaj më parë, raporton BBC.

Paketa përdor fondet nga Iniciativa e Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI) të përvetësuara nga Kongresi, për të lejuar administratën Biden të prokurojë armë nga industria, në vend që të marrë armë nga rezervat ekzistuese të armëve të ShBA-së.

ShBA-të njoftojnë 3 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën