Deputetja ukrainase: Ukraina do të njohë Kosovën
“Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt.” Kështu ka deklaruar Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në njërin nga mediumet e Shqipërisë. Ajo është shprehur optimiste se një vendim i tillë, nuk do marri kohë. “Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do […]
“Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt.”
Kështu ka deklaruar Deputetja ukrainase Ivanna Klympush Tsintsadze në një intervistë në njërin nga mediumet e Shqipërisë.
Ajo është shprehur optimiste se një vendim i tillë, nuk do marri kohë.
“Unë besoj se në të ardhmen e afërt Ukraina do ta njohë Kosovën. Nuk do të jetë më një çështje e hapur. Besoj se Ukraina do ta marrë vendimin e duhur që pritet nga populli në Kosovë.”, ka deklaruar deputetja Tsintsadze për TV Klan.
Krahas Kosovës, deputetja Tsintsadze ka shprehur falënderimet e saj për shtetin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës në një periudhë jashtëzakonisht sfiduese siç mbetet lufta me Rusinë.
















