Der Spiegel: A ka ndonjë shpresë për një marrëveshje për çështjen e Kosovës?Flet Rama

I pari Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar se Kosova dhe Serbia duhet të ndjekin shembullin e Gjermanisë dhe Francës nëpërmjet Ballkanit të Hapur, nga hapa të vegjël të bëjnë hapin e madh  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

 





Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, treguar se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rënë dakord që nuk do të pajtohen për çështjen e Kosovës.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të njihet si shtet i pavarur nga Serbia, por sipas tij presidenti serb Vuçiq, nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.

“Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur”, ka theksuar Rama për mediumin gjerman Der Spiegel.

“Po, ku janë të ftuar edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit. Vuçiq ka pranuar kështu kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një hap i madh përpara dhe një arritje vërtet e madhe politike”, ka shtuar ai.

Por, sipas tij Kosova nuk do të marrë pjesë në Ballkanin e Hapur, pa një kërkimi falje nga ana e Serbisë për atë çfarë iu ka bërë shqiptarëve në Kosovë.

“Serbia duhet të kërkojë falje. Pyetja e vetme është kur? Unë mendoj se falja do të vijë kur dialogu të funksionojë”.

“Willy Brandt nuk u gjunjëzua as në vitin 1946. Ai u gjunjëzua në Varshavë vetëm në vitin 1970. Jeta jonë politike mund të jetë e polarizuar sot, shpesh nuk mund të biem dakord as për motin këtu. Por, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ka konsensus absolut” ka theksuar, Rama.

A mund të shërohet trauma e luftërave jugosllave?

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka treguar se për të arritur deri te shembulli në mes të Gjermanisë dhe Francës, sipas tij duhen shumë hapa të vegjël drejt paqes së plotë.

Dhe “Open Ballkan është një platformë për këtë dhe mendoj se vëllai im Albin Kurti duhet të përballet me serbët atje. Por, ai e lë mundësinë të kalojë. Kjo është për të ardhur keq” , ka përfunduar ai.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika