Derbi i 178-të mes Interit dhe Milanit: Kush do t’i fitojë pikët?

Dy skuadrat e Milanit do të takohen në San Siro për derbin e 178-të në historinë e Serisë A, duke filluar nga ora 20:45

Zlatan Ibrahimovic i AC Milan, qendra e majtë dhe Romelu Lukaku i Interit

AC Milan do të përballet këtë të diel me Interin, në stadiumin San Siro, duke kërkuar të hakmerret për humbjen me rezultat 3-0, që e pësoi më pak se tri javë më parë në Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës.

Kuqezinjtë hyjnë në lojë në formë të dyshimtë, duke qenë se nuk kanë arritur të fitojnë në gjashtë ndeshjet e fundit, por derbi mund të jetë një ndeshje luftarake.

Një fitore të dielën do të ngrinte Interin pesë pikë ndaj AC Milan në tabelën e Serisë A, duke i shtyrë kështu rivalët e tyre të qytetit në vendin e gjashtë dhe duke komplikuar shanset e tyre për të përfunduar në mesin e katër më të mirëve të ligës.

Ndërsa, nëse Milani do të merrte pikët e ndeshjes, kjo fitore do ta rendiste klubin në vendin e dytë në listën e Serisë A.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:45, e që rastësisht është në të njëjtën ditë me derbin e vitit të kaluar, kur dy skuadrat ishin kokë e kokë në krye të tabelës së Serisë A.

Ajo përplasje, e cila pa AC Milan të triumfojë falë një dyshe nga qendërsulmuesi francez, Olivier Giroud, luajti një rol kyç në garën e Scudettos 2021/22, e cila u fitua përfundimisht nga kuqezinjtë.

Të dy palëve u është dashur të ripërshtatin objektivat e tyre këtë sezon, pasi realisht janë shumë larg për të mbyllur hendekun dyshifror që i ndan nga liderët e ligës Napoli.

Interi ka shijuar formë më të mirë se AC Milan në këtë derbi të Serisë A. Pasi jo më larg se tri javë më parë, ata u kurorëzuan kampionë të Superkupës së Italisë, pasi mposhtën AC Milanin me një fitore gjithëpërfshirëse 3-0.

Ata gjithashtu kanë fituar të dy ndeshjet e tyre të fundit, duke përfshirë ndeshjen me eliminim në Kupën e Italisë, që u dha atyre akses në gjysmëfinalen e kompeticionit.

Ky do të jetë derbi i 178-të i Serisë A, mes Interit dhe Milanit. Interi ka fituar 67, Milani 54, ndërsa, të dyja kanë pasur gjithsej 56 barazime.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika