Dërgohet në Komerciale tenderi për master planin e Kompleksit “Adem Jashari”

Një operator ekonomik ka dorëzuar padi në Gjykatën Komerciale, pasi i njëjti nuk e fitoi tenderin për master planin për kompleksin memorial “Adem Jashari”. Pas dorëzimit të padisë, avokati dhe pronari i kompanisë thanë se Ministria e Kulturës, e OSHP-ja kanë shkelur ligjin, duke mos marrë parasysh ankesën e tyre

Investimet për të shpëtuar nga shkatërrimi kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, duket se janë akoma larg.

Kjo pasi që ende nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat rreth master planit për këtë kompleks.

Operatori ekonomik që quhet “Instituti për Shkencë dhe Teknologji”, ka dorëzuar padi në Gjykatën Komerciale, pasi që propozimi i tyre u rendit i dyti gjatë fazës së përzgjedhjes nga Ministria e Kulturës.

Avokati i kësaj kompanie Qendrim Arifi, thotë se ministria dhe më pas OSHP-ja kanë bërë shkelje duke mos marrë parasysh pretendimet që i kanë ngritur.

Ai tregon se kanë kërkuar nga Komercialja që të shtyejë ekzekutimin e vendimit të OSHP-së, e cila hodhi poshtë ankesën e kompanisë.

“Ne sot së bashku me padinë kemi dorëzuar edhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit, sepse ajo është në qoftë se ky vendim nuk pezullohet nuk shtyhet implementimi i tij atëherë gjasat reale që në Kosovë, të fitojë një operator ekonomik që nuk e ka zbatuar asnjë kerkesë ligjore”, ka deklaruar Arifi.

Ndërkohë gjatë konferencës për media pas dorëzimit të padisë, u ngritën dyshime edhe për ndërhyrje në tenderë.

“Ky tender që nga fillimet e tij e posaqërisht në fazën e vlerësimit të tenderëve por edhe në fazën e shqyrtimit të ankesës së INSI-së, në OSHP është përcjell me ndikime madje edhe ndikime brutale nga palë të treta, nga palët e interesit në këtë procedure.”

E pronari i kompanisë foli pë projektin që kishin dorëzuar.

“Detyra projektuese ka kërkuar në mënyrë të saktë që kompleksi memorial Adem Jashari, master plani për këtë kompleks me u ngrit në vlera ndërkombëtare me qenë një vlerë të cilën e meriton, dhe kompleksi edhe familja Jashari, për krejt sakrificën, sic e meriton ne kemi angahzuar ekipet e ekspertëve dhe synimi e vizioni jonë i projektit tonë, ka qenë një tempull i sakrificës e paqes në botë”, ka deklaruar Ismajl Bftjari – Pronar i kompanisë “INSI”

Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Kulturë për padinë e kompanisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Ky institucion në mes të vitit të kaluar ka hapur një tender për zhvillimin e master planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, derisa lënda kishte qëndruar për një kohë në OSHP.

Vlera totale e këtij tenderi është 3 milionë euro, derisa për këtë kompleks, kryeministri Albin Kurti ka krijuar Komitetin Ndërministror, ku vetë është udheheqës.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika