Të enjten e 9 shkurtit, një person është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Komoran të Drenasit.

Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, rasti është hapur si “Hetim mbi vdekjen”.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.

“Është raportuar se në QKMF-Komoran është dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.