Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar ka përditësuar statistikat për hyrje-dalje kufitare.

Sipas statistikave, pritja për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë zgjat 40 minuta dhe kolona është e gjatë 150 metra.

Fluks të mërgimtarëve tek pjesët e tjera kufitare nuk vërehet, afërsisht 5-10 min zgjat pritja.

Pritje për të hyrë nuk ka, afërsisht 3-5 minuta në këto orë mëngjesi.