Deri më 20 korrik afat për vendimin përfundimtar të krerëve të UÇK-së, Specialja jep detaje

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar prej më shumë se dy muajsh, megjithatë aktgjykimi përfundimtar ende nuk është shpallur.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ka thënë se trupi gjykues ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit edhe për 60 ditë të tjera.

Sipas saj, afati i ri i përcaktuar është deri të hënën e 20 korrikut, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht datën e shpalljes së aktgjykimit.

Po, Trupi Gjykues lëshoi ​​një vendim duke e zgjatur afatin për shpalljen e vendimit të Gjykatës me 60 ditë të tjera, deri të hënën, më 20 korrik. Kjo nuk është data e shpalljes së vendimit, por vetëm data e afatit të zgjatur. Trupi Gjykues shtoi se nëse një zgjatje e mëtejshme është absolutisht e nevojshme, do të lëshojë një urdhër për këtë qëllim në kohën e duhur”, ka thënë Griep për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika