Deri më 31 gusht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë do të jetë e bllokuar në orët e mbrëmjes për automjete

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga "Fehmi Agani" do të bllokohet për automjete çdo natë deri më 31 gusht, prej orës 21:00 deri në 02:00, përveç për mjetet motorike të veçanta dhe banorët e lagjes

Foto ilustrim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e bllokuar për automjete deri më datë 31 gusht.

Sipas njoftimit, kjo rrugë do të jetë e bllokuar çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.

Nga ndalimi janë përjashtuar, mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente) dhe banorët e lagjes.

“Pas koordinimit me Kosovo Police dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga ‘Fehmi Agani’ (nga kryqëzimi me rrugën ‘Migjeni’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘UÇK’) do të mbyllet për qarkullim deri më datë 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00″, thuhet në njoftimin e Komunës.

Vendim i marrë nga Komuna e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika