Deri në 10,000 euro zbritje – nisuni drejt detit me Nissan Hybrid nga Auto Mita

Vera sjell më shumë udhëtime, destinacione të reja dhe kohë të kaluar me familjen. Për ta nisur çdo rrugëtim me më shumë komoditet, teknologji dhe siguri, Auto Mita ka sjellë oferta të veçanta për dy prej SUV-ve më të kërkuar të Nissan-it: Qashqai dhe X-Trail.

Me zbritje deri në 10,000 euro, pesë vite garancion dhe një vit Kasko falas, kjo është një mundësi e favorshme për të kaluar në një veturë hibride pikërisht gjatë sezonit të pushimeve.

Nissan Qashqai me 7,000 euro zbritje

Nissan Qashqai N-Connecta Mild Hybrid vjen me motor prej 158 KF dhe transmision automatik, duke ofruar vozitje të rehatshme si në qytet, ashtu edhe në udhëtime të gjata.

Modeli që më parë kushtonte 40,990 euro, tani ofrohet për vetëm 33,990 euro, me një zbritje prej 7,000 euro.

Me dizajn modern, kabinë komode dhe teknologji që e lehtëson përditshmërinë, Qashqai është një zgjedhje e përshtatshme për ata që kërkojnë një SUV të gjithanshëm për punë, familje dhe pushime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Auto Mita (@auto.mita)

Nissan X-Trail Full Hybrid me 10,000 euro zbritje

Për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë, fuqi dhe aftësi në rrugë të ndryshme, Auto Mita ofron Nissan X-Trail Tekna e-POWER Full Hybrid.

Modeli vjen me 213 KF, sistem inteligjent 4×4 dhe transmision automatik. Pajisjet përfshijnë kamerën 360 gradë, ulëset nga lëkura me ngrohje, sistemin ProPILOT Assist, Head-Up Display dhe bagazhin e madh me hapje elektrike.

Çmimi i Nissan X-Trail është ulur nga 56,990 euro në vetëm 46,990 euro, që nënkupton një kursim prej 10,000 euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Auto Mita (@auto.mita)

 

Të dy modelet përfshijnë pesë vite garancion dhe një vit Kasko falas, ndërsa numri i veturave në dispozicion është i kufizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Auto Mita (@auto.mita)

Vizitoni showroom-in e Auto Mita-s, njihuni nga afër me Nissan Qashqai dhe Nissan X-Trail dhe rezervoni test-drive-in tuaj. Për më shumë informata, kontaktoni në numrat 045 600 999 dhe 0800 30 333.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika