Deri në 12 muaj lista e pritjes për rezonancë magnetike në Radiologji

Për rezonancë magnetike në Klinikën e Radiologjisë në QKUK pacientët duhet të presin rreth 12 muaj. Familjar të njërit pacient që ka caktuar termin në Radiologji thonë se data për ta kryer rezonancën magnetike i është caktuar më 7 mars 2024, e që për shkak të urgjencës shëndetësore janë detyruar t’i drejtohen spitaleve private, kosto kjo që ka rënduar barrën e familjes

Foto ilustruese

 Qendrës Klinike Universitare të Kosovës iu drejtuan me shpresën se do të marrin shërbime mjekësore.

Terminin për të kryer rezonancë magnetike në Radiologji e siguruan, por u zhgënjyen kur e kuptuan datën.

“Isha në QKUK për me kërku një termin për skanim të kokës për MRI (rezonanca magnetike) aty duke pritur me shumë qytetarë, mu dha termini me 7 mars 2024. Në fillim mendova që është njëlloj gabimi aty, por pasi pyeta më thanë që termini më i afërt është pas një viti”, ka thënë qytetari, Gent Brahimi.

Gent Ibrahimi tregon se pasi morën këtë lajm, bashkë me familjarin e tyre për shkak të urgjencës shëndetësore u detyruan të shkojnë në ordinancë private.

“Është dopller për enë të gjakut i cili u caktu termini për 23 maj të këtij viti por pasi e pashë këtë nuk mu duk edhe aq problem i madh se dallimi dy muaj me një viti mu dok tepër teprë i madh. Por të dyjat i kam bërë në privat domethënë 120 euro mua më shkuan ku kish mund me u kry në spital publik”, ka thënë tutje Brahimi.

Jo vetëm në Klinikën e Radiologjisë lista e pritjes është e gjatë. Gazetarët që e përcjellin fushën e shëndetësisë thonë se në Klinika të tjera pritjet për shërbime të caktuar janë edhe më të gjata sesa një vit.

“Në Klinika të tjera ka lista të pritjes ose pacientë që presin prej vitit 2018 ose 2019, sikurse në Klinikën e Kirurgjisë vaskulare apo në Kirurgjinë Ortopedike”, ka deklaruar gazetari Bujar Vitija.

Sipas tij, janë disa faktorë që po ndikojnë që për trajtime të tilla në QKUK të pritet me muaj e me vite.

“Një prej arsyeve pse këto lista të pritjes jantë të stër-zgjatura është edhe pandemia, mirëpo është po ashtu edhe çëështje e menaxhimit të klinikave dhe mugnesës së pajisjeve”, ka thënë tutje Vitija.

Sa i përket përpjekjeve të stafit, Vitija thotë se në dy rezonancat në radiologji tashmë po punohet në dy ndërrime në mënyrë që të shkurtohet radha e pritjes.

Ndërkaq, tregon se në Klinikën e Radiologjisë kanë qenë vetëm dy rezonanca magnetike, e që para disa javëve është funksionalizuar edhe rezonanca në Spitalin e Pejës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika