Deri në 4 orë pritjet në Merdare e te Dheu i Bardhë

Të lodhur e të dëshpëruar nga pritjet e shumta sa herë që vijnë e shkojnë nga Kosova janë shprehur mërgimtarët që u desh të prisnin deri në 4 orë në Merdare. Ata thanë se nuk frekuentuan pikat kufitare nga veriu për shkak të sigurisë, derisa kërkuan zgjidhje nga institucionet përgjegjëse për këtë

Kolonat në Merdare

Në këtë formë qytetarët që po largohen nga Kosova që janë kryesisht mërgimtarë, po shprehin pakënaqësinë e tyre me kolonat e gjata.

Në pikën kufitare në Merdare, pritjet gjatë së enjtes ishin deri në 4 orë, derisa qytetarët thanë se kjo është bërë e lodhshme për ta sepse gjendja e njëjtë po përsëritet cdo here.

“Në kufirin tjetër, kanë qasje Maqedonia, Serbia, një pjesë e Shqipërisë, kanë qasje edhe truqit dhe një pjesë e Greqisë dhe ma shpejtë kalojmë andej se këtu”, ka thënë nj qytetar.

“Jemi mësu kështu, nuk është hera e parë që presim kështu, meqenëse gjithmonë ne mërgimtarët e kemi”, ka thënë qytetari Ismet Mehaj.

Mundësitë të shkojnë në pika kufitare të tjera patën mërgimtarët, por ata nuk shkuan për shkak të sigurisë dhe situatas së krijuar në veri muajve të fundit.

“E kemi të njëjtin problem unë përvete kam mundur të shkoj nga Mitrovica por andej nuk e ke sigurinë atëherë erdhëm këndej, këndej edhe më keq, jemi duke pritë që 3 orë e gjysmë”, ka thënë qytetari Lavdim Baliu.

“Kemi mundur të shkojmë nga Prapashtica, për Mitrovicë asnjë pritje, por erdhëm këndej, më mirë nga shkojnë të gjithë”, ka thënë qytetari tjetër Bekim Zeqiri.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, gjendje e  njëjtë me kolona të gjata është edhe tek pika kufitare te Dheu i Bardhë.

Pika kufitare në Merdare muajin e kaluar ishte e mbyllur për disa ditë për shkak të vendosjes së një barrikade nga qytetarët serb, ashtu sikur ishin të bllokuar për më shumë se 2 javë, pika kufitare në Jarinjë e Bërnjak për shkak të barrikadave.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika