Pritjet për automjete që po hyjnë në Kosovë kanë arritur deri në 40 minuta në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është rreth 70 metra e gjatë.
Pritje më të shkurtra janë raportuar edhe në pikat tjera kufitare, ku në Vërmicë, Merdar, Jarinjë dhe Bërnjak udhëtarët po presin deri në 15 minuta për të hyrë në Kosovë.
Ndërkohë, të dhënat e fundit nuk tregojnë për pritje të theksuara për automjetet që po dalin nga territori i Kosovës.