Në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë është një fluks i madhe i automjeteve dhe pritjeve deri në 5 orë.

Kjo pritje po u ndikon më së shumti bashkatdhetarë të cilët ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka pritje në Merdarë deri në pesë orë, te Dehu i bardhë mbi dy orë pritje.

Në Muçibabë pritje janë më më shumë se një orë për të hyrë në Kosovë, kurse në Mutivodë deri në 30 minuta.

Ndërkaq, dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë dhe ajo në Bërnjak janë të mbyllura për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët në disa rrugë ne vëri të Kosovës.