Deri në dy orë qytetarët e Kosovës po duhet të presin për të dalë nga territori i Kosovës nëpërmjet pikës kufitare Merdar. Kolona po zgjat 500 metra.

Kjo është bërë e ditur në përditësimin e fundit  [08:44} të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri në 10 minuta. Por edhe në pikat e tjera kufitarre nuk ka shumë pritje tb mëdha.

Kolona ka edhe te Dheu i Bardhë, ku për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri 30 minuta.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë deri 5 minuta.