Deri në gjashtë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova

Fotografi: Dorentina Thaqi

Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare në Merdar është duke pasur kolona të gjata.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet më dije se kolonat për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare arrijnë deri në katër kilometra, ndërsa pritja për të dalë nga Kosova është gjashtë orë.

Pritje deri në dy orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Ndërsa, në Mutivodë ka pritje deri në 90 minuta, kurse në vendkalimin kufitar në Muçibabë po pritet  90 minuta.

Ndërsa, sipas Qendrës së Menaxhimit Kufitar, pikat kufitare me më së shumti kolona ka në Merdar me katër kilometra e gjatë dhe te Dheu I Bardhë mbi një kilometer. Në Muçibabë kolona është afërsisht një kilometër e gjatë. Ndërsa, në Mutivodë është rreth 500 metra.

Qendra e Menaxhimit Kufitar

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika