Qytetarët që po dalin nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë po përballen me pritje deri në një orë.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje ka arritur rreth 300 metra.

Në anën tjetër, në hyrje të Kosovës nga kjo pikë kufitare, pritjet janë më të shkurtra – rreth 30 minuta me një kolonë prej 200 metrash.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi është i qetë dhe pa vonesa të theksuara.