“Dëshira e njëjtë”, tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit
Sot do të jetë tentativa e 22-të e formimit të komisionit ad hoc për konstituimin e Kuvendit. Sipas njoftimit, seanca pritet të fillojë nga ora 11:00. Por a do të fillojë në kohë mbetet të shihet. Ndërsa, as në vazhdimin e seancës së 25 majit, komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e […]
Sot do të jetë tentativa e 22-të e formimit të komisionit ad hoc për konstituimin e Kuvendit. Sipas njoftimit, seanca pritet të fillojë nga ora 11:00. Por a do të fillojë në kohë mbetet të shihet.
Ndërsa, as në vazhdimin e seancës së 25 majit, komisioni për të organizuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në mungesë kuorumi nuk kaloi. Me 53 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni nuk mori përkrahjen e duhur, kështu që seanca u ndërpre.
Kryesuesi i seancës konstituive- deputeti më i vjetër, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës mbahet më 27 maj në orën 11:00.
Ndryshe, seanca e 15 prillit dhe ajo e 17 prillit, u ndërprenë pasi dështoi të votohej Komisionin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve. Por, më 19 prill u votua ky Komision, derisa u betuan edhe deputetët e legjislaturës së nëntë dhe hapën rrugën për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Në atë seancë, kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në dy votime, dështoi t’i fitojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Kurse, më 21 prill, Lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se propozon sërish deputeten Haxhiu për kryeparlamentare. Por, theksoi se iu nevojitet kohë shtesë në mënyrë që të mos përsëritet situata e seancës së kaluar. Në këto rrethana, edhe kjo seancë u ndërpre.
As në seancën e 25 prillit, në atë të 27 prillit dhe as më 29 prill, Haxhiu nuk i mori votat e mjaftueshme për kryetare të Kuvendit.
Në seancën e 1 majit 2025, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, propozoi që të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë për pozitën e kryeparlamentarit, por ky propopzim nuk u përkrah nga partitë e tjera dhe seanca dështoi.
Pas kësaj, edhe seancat më 3 maj, 5 maj, 7 maj, 9 maj, 11 maj, 13 maj, 15 maj, 17 maj, 19 maj, 21 maj dhe 23 maj dështuan pasi nuk u përkrah propozimi për formimin e komisionit për të organizuar votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.
Më 5 maj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i kishte dërguar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e kishte ftuar për një koalicion. Ndërsa, një ditë më pas- më 6 maj, Abdixhiku bëri të ditur i është përgjigjur Kurtit, ku e ka njoftuar se ka propozuar formimin e një qeverie tranzitore mes partive parlamentare deri në emërimin e presidentit në prillin e vitit 2026.
Në anën tjetër, presidentja e vendit Vjosa Osmani më 15 maj ka nisur konsultimet me krerët e partive politike për konstituimin e Kuvendit. Ajo ka thënë se nëse zvarritet procesi, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.















