Dëshmi për GJNP: Lvova-Belova ia konfirmon Putinit se adoptoi një adoleshent nga Donbasi

Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhërarrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe komisioneren për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova, u shfaq një video-regjistrim i një bisede mes tyre që ishte zhvilluar kohë më parë.

Lideri rus dhe komisionerja akuzohen për dëbimin e paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe transferimin e jashtëligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga territoret e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse ose zonat që i kontrollon Rusia.

Në një video prej 17 sekondash që u regjistrua gjatë agresionit rus kundër Ukrainës dhe që u publikua në televizion, Putin dhe Lvova-Belova diskutojnë për adoptimin e saj të një fëmije nga Mariupol.

Putin e pyet Marian nëse ajo adoptoi një fëmijë nga Mariupoli, i cili ishte nën sulme të tmerrshme ruse, dhe ajo përgjigjet pozitivisht.

“I vogël?”, pyet Putini, për të cilën ajo merr përgjigjen, “Jo, 15 vjeçar. Tani e di si është të jesh nënë e një fëmije nga Donbasi… Është e vështirë, por mendoj se mund të përballojmë gjithçka”, deklaroi ajo.

Që nga fillimi i luftës, Kievi ka akuzuar Moskën për dëbimin e fëmijëve nga territori ukrainas.

Zhvendosja me forcë e civilëve gjatë konfliktit është e ndaluar nga Konventa e Gjenevës dhe është klasifikuar si krim lufte. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk kanë vlerë për ta. 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika