Dëshmitari Hoxha thotë se me Jakup Krasniqin kanë qenë së bashku në burg, por s’e ka parë në uzinë gjatë 1999-ës

“Po. E njoh bile shumë moti qysh prej viteve ‘87-‘88, faktikisht në burg kemi qenë së bashku me Jakup Krasniqin. Ai ka qenë politikisht i denum, qashtu kam qenë edhe unë. Gati 3 vite kemi qenë së bashku në burgun e Novi Sadit”, tha dëshmitari Hoxha

Gjatë dëshmisë së tij, të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari Zijadin Hoxha ka thënë se me Jakup Krasniqin kanë qenë në burg bashkë, si të burgosur politik në ish-Jugosllavi, por mohoi ta ketë parë në uzinë më 1999.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Pjetër Shalës, Jean-Louis Gilissen, dëshmitari Hoxha tha se me Jakup Krasniqin kanë qenë pothuajse tre vite bashkë në burgun e Novi Sadit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Po. E njoh bile shumë moti qysh prej viteve ‘87-‘88, faktikisht në burg kemi qenë së bashku me Jakup Krasniqin. Ai ka qenë politikisht i dënuar, qështu kam qenë edhe unë. Gati 3 vite kemi qenë së bashku në burgun e Novi Sadit”, tha dëshmitari Hoxha.

Dëshmitari u shpreh se është i bindur 100% se Jakup Krasniqin nuk e ka parë në uzinën e metalit në Kukës gjatë periudhës së vitit 1999.

I pyetur për Bislim Zyrapin, dëshmitari tha se ka qenë komandant dhe se kohë pas kohe ka qenë në uzinën e metalit në Kukës.

“E kam pasur komandant, e kam pasur. Kohë pas kohe ka qenë aty. Pa ndërprerë nuk ka qenë aty, por kohë pas kohe. Ai ka qenë komandant i operacionit “Shigjeta”, ai e ka udhëheq komplet”, tha Hoxha.

Ndërsa, për një person me emrin Bedri Azemi, dëshmitari tha se me të janë njoftuar në kazermë.

“E njoh Bedri Azemin. Në kazermë jemi njoftuar dhe sot e asaj dite kemi shoqëri së bashku. Rolin saktësish nuk e di, a e ka pasur… edhe ia ka qenë në logjistikë, të gjithë kemi qenë në logjistikë faktikisht, por nuk e di a e ka pasur depon e materialit ushqimor apo uniformave, nuk e di cilin resurs e ka pasur. Bedria ka qenë vazhdimisht aty. Me Bedrinë faktikisht një shtrat e kemi ndarë”, tha dëshmitari Hoxha.

Kurse, për Sabit Gecin, dëshmitari tha se e ka njohur pas luftës, e me të është takuar 2-3 herë.

“Sabit Gecin e kam njohur pas lufte, gjatë luftës nuk e kam njohur Sabit Gecin. Pas luftës ka pasur rast, jemi takuar 2-3 herë më të, por gjatë luftës nuk kam pasur rast me e taku. Pas lufte, po pas lufte e kam takuar diku vitet 2000. Gjatë luftës nuk e kam takuar asnjëherë, as në fabrikën e uzinës as kurrkund”, tha dëshmitari Hoxha.

Ndërsa, për Xhemshit Krasniqin, dëshmitari tha se ka dëgjuar që është dënuar që ka qenë në uzinën e metalit në Kukës.

“Veç një sekond. Si figurë po, pas lufte faktikisht kam dëgjuar që është dënuar që ka qenë aty, por me e njoftë, personalisht nuk e njoh”, tha Hoxha.

Për personin me emrin Fadil Hoxha, dëshmitari tha se ka qëndruar në uzinën e metalit në Kukës.

“Po e kam njohur, edhe e njoh, ka qëndruar faktikisht (në uzinën e metalit në Kukës). Saktësisht nuk e di, më duket ka qenë komandant i Policisë ushtarake, por nuk jam i saktë”, tha dëshmitari.

Dëshmitari tha se Ruzhdi Saramatin nuk e ka takuar asnjëherë deri pas lufte.

“Atëherë nuk e kam takuar asnjëherë. Mbas lufte e njoh faktikisht, a atëherë nuk e kam takuar asnjëherë”, tha Zijadin Hoxha.

Dëshmitari u pyet edhe për disa persona të tjerë, për të cilët tha se kanë rënë dëshmorë, si Salih Saramati, Selver Maçka, Shpend Berisha, Gani Saramti dhe Abdurrahman Gerdellaj.

“(Selver Saramtin) Jo nuk e kam njohur, as tash nuk e njoh. Faktikisht Salih Saramati ka rënë dëshmor. Në dyluftim me forcat serbe është vrarë. Është dëshmor i kombit. (Selver Maçka )Edhe ai është vrarë në Gorozhup, është vrarë nga forcat serbe. Është varrosur në varrezat e Kukësit, është varrosur maspari. (Shpend Berisha)- Edhe ky është dëshmor, është vrarë në të njëjtën ditë me Selver Maçkën, të gjithë këta janë dëshmorë të kombit. (Abdurrahman Gerdellaj) Në të njëjtën ditë është vrarë me Selverin dhe me këta të tjerët. (Gani Saramati) Edhe ky është dëshmor i kombit. Edhe ky është vrarë në Gorozhup. Është plagu faktikisht në Goruzhup dhe ka vdekur në Tiranë”, tha dëshmitari Zijadin Hoxha.

Ndërsa, për Ilir Ukmakaj, dëshmitari tha se s’ka dëgjuar asnjëherë për këtë person. Kurse, për një person me emrin Shefki Abdullahu, dëshmitari tha se ka qenë në uzinë.

“Po e njoh. Faktikisht edhe Shefkiu ka qenë në uzinë, por çfarë grade ka qenë nuk e di. Çfarë punë ka kryer nuk e di”, tha ai.

Ndërsa, për Ismet Thaçin tha se kanë shkuar nga Tirana për në Kukës së bashku për t’u kyçur në UÇK, mirëpo në uzinë se çfarë roli kishte ai, thotë se nuk e di. Ai tha se personin me emrin Bedri Halimi nuk e ka njohur gjatë luftës dhe se për të ka dëgjuar pas lufte.

Ndryshe, me kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, seanca gjyqësore vazhdoi për pak minuta në sesion privat.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika