Dëshmitari i 24-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ish-komandat i UÇK-së dhe ish-anëtar i LDK-së

Në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari i 24-të ka qenë anëtar i UÇK-së dhe i LDK-së. Prokurori James Pace ka lexuar përmbledhjen e deklaratave të dëshmitarit, në të cilat është përmendur se ai ka qenë komandant i UÇK-së për një periudhë të caktuar kohore dhe ka pasur kontakte me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë deklarim e ka bërë prokurori James Pace duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të pranuara për këtë dëshmitar.

(VIDEO) Dëshmitari i 24-të nis dëshminë e tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

“Në ‘98-‘99-ën W04255, shqiptar i Kosovës ishte anëtar i LDK-së dhe i UÇK-së, ka qenë edhe komandant i UÇK-së për një periudhë të caktuar kohore. W04255 mori pjesë në një takim ku Hashim Thaçi u prezantua si përfaqësues i Shtabit të Përgjithshëm. Në një takim tjetër W04255 ishte i pranishëm ku Hashim Thaçi u prezantua si shefi i pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së që ishin të pranishëm’’, ka deklaruar prokurori Pace duke lexuar përmbledhjen e dëshmisë së dëshmitarit, raporton Betimi për Drejtësi.

Paraprakisht, dëshmitari ka deklaruar se i kujtohet dëshmia e dhënë para ZPS-së më 10 janar 2020 dhe se sqarimet që ka bërë janë pasqyruar saktë në shënimin që i është lexuar.

Ai ka thënë se sqarimet dhe deklaratat e mëparshme pasqyrojnë të njëjtat përgjigje nëse do të pyetej prapë për të njëjtat çështje.

Në këto rrethana, deklaratat e mëparshme, dokumentet shoqëruese dhe shënimi përgatitor janë pranuar nga ana e trupit gjykues.

Seanca ka kaluar në sesion privat me kërkesë të prokurorit Pace, me arsyetimin që të mbrohet dëshmitari.

Lexo edhe: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: 70% e seancave të mbyllura për publikun

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika