Dëshmitari i 46-të thotë se drejtues të sulmit më 1998 në Rahovec, ishin Ismet Tara dhe Sabahudin Cena
Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se drejtues të sulmit të ndodhur në vitin 1998 në Rahovec, ishin Ismet Tara dhe Sabahudin Cena. Sipas mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis në një deklaratë të dhënë në vitin 2013 nga dëshmitari 46-të kur ka […]
Dëshmitari i 46-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se drejtues të sulmit të ndodhur në vitin 1998 në Rahovec, ishin Ismet Tara dhe Sabahudin Cena.
Sipas mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis në një deklaratë të dhënë në vitin 2013 nga dëshmitari 46-të kur ka folur për këtë sulm, ka thënë se Ismet Tara dhe Sabahudin Cena e kanë drejtuar këtë sulm, këtë e konfirmoi sërish dëshmitari.
Sipas tij, deklaratën e ka mbështetur në atë se të gjithë shqiptarët deklaronin se Ismet Tara ishte komandat kryesor.
Ndërsa i pyetur lidhur me armatimin e popullatës civile serbe, dëshmitari ka thënë se të gjithë banoret e moshës madhore kishin marrë armë.
“Te gjithë banorët e moshës madhore kishin marrë armë në mbrojtje të territorit të qytetit”, ka thënë dëshmitari.
Kurse, i pyetur se a është armatosur edhe familja e tij, dëshmitari tha se ai dhe vëllai i tij po.
“Unë dhe vëllai ishim armatosur për të mbrojtur territorin e qytetit”, ka thënë dëshmitari.
Avokati Ellis e pyeti dëshmitarin nëse në një deklaratë të dhënë në vitin 2013, ka deklaruar se të gjithë shqiptarët ishin UÇK, ai ka thënë se qëndron pas kësaj deklarate.
Sipas avokatit, dëshmitari kishte deklaruar se nëse nuk ishin të përfshirë aktivisht, ju ndihmonin financiarisht, ose në mënyra të tjera UÇK-së.
Sipas avokatit Ellis ajo çka ka deklaruar dëshmitari për udhëheqësit e UÇK–së në Rahovec, është e mbështetur në thashetheme apo përmes deklaratave që ka dëgjuar nga të tjerët.
Këtë deklaratë, e konfirmoi edhe vetë dëshmitari.
Sipas tij, për strukturën e UÇK-së në Rahovec kishte marrë informata nga shokët shqiptarë.
Dëshmitari tha se Sabahudin Cena ka qenë udhëheqës politik sepse mbante takime edhe shfaqej në gazeta dhe se kumtesat e tij politike dilnin në gazeta. / Betimi për Drejtësi















