Dëshmitari i gjashtë nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, thotë se një person ishte ndaluar me pretendimin se është spiun

Gjykata Speciale

Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355 ka filluar dëshminë e tij në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndërsa, tha se një person i kishte thënë se ishte ndaluar nga UÇK-ja me pretendimin se është bashkëpunëtor i Serbisë (spiun).

I njëjti, ka filluar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), konkretisht prokurorit Matt Halling, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari është përgjigjur me ‘‘Po’’ kur është pyetur se a është intervistuar më herët nga ZPS-ja dhe se në seancën përgatitore kishte kërkuar disa ndryshme të disa pjesëve të deklaratës së tij, se ato ndryshime ishin pasqyruar në shënime që iu ishin lexuar me zë dhe se të njëjtat kishin qenë ndryshimet që kishte kërkuar ai.

Të njëjtat dokumente, iu shfaqën dëshmitarit në ekran, si dhe u pranuan nga trupi gjykues si prova materiale pas propozimit të prokurorit Halling.

Tutje, dëshmitari në dëshminë e tij tha se personi 2, e kishte parë personin 1 dhe se për të kishte thënë se kishte qenë jo në gjendje të mirë, pra i rrahur.

Ai tha se personi 2 i kishte treguar se pse UÇK-ja e kishte ndaluar atë, duke thënë se “I kanë thënë se është bashkëpunëtor i Serbisë, spiun”.

Po ashtu, dëshmitari tha se personi 2 pasi që kishte ardhur në shtëpi, kishte qenë shumë i rrahur.

“Masi ka ardhë në shtëpi, ka hy mrena dhe kryt e ka pas të qame, fytyrën e ka pas ngjyrë të zezë dhe trupin e ka pasur mavi, të rrem”, tha ai.

Ai tha se personi 2 kishte treguar se ka pasur të burgosur të tjerë, por se nuk e kishte ditur si quheshin.

Për disa pyetje, seanca ka kaluar në seancë private dhe më pas është ndërprerë për të vazhduar ditën e nesërme.

Paraprakisht, dëshmitari i pestë me kodin 3165 ka përfunduar dëshminë e tij, kur është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues në sesion privat.

Ndryshe, në seancën e sotme të pranishëm në sallë të gjykimit kanë qenë Thaçi, Veseli dhe Selimi, kurse Krasniqi e ka përcjellë përmes video-lidhjes.

Shija e redaktorit

Nis Panairi i Librit, shtëpia botuese “Dukagjini” pret lexuesit me...

Shtëpia botuese “Dukagjini” gjendet në qendër të sallës së kuqe të Pallatit të Rinisë, ku pret lexuesit me një ofertë shumë të begatë. Shtëpia botuese...

Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e Leposaviqit, Sveçla: Koha e...

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të një personi që ka kërcënuar nënkryetaren e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq. Me...

Isufaj: Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për sulmin ndaj...

Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Blerim Isufaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet...

Të fundit nga rubrika