Dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, pohon se ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Dëshmitari i pestë me kodin 3165, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka pohuar se i është bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Dëshmitari i pestë me kodin 3165, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka pohuar se i është bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) më 25 korrik 1998.

Këtë deklarim, i njëjti e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, Albert Moskowitz.

Dëshmitari tha se një ushtar kishte ardhur te ai dhe i kishte thënë se iu duhen përforcime te një fshat, kundër forcave serbe.

I njëjti tha se për të dalë në mbrojtje të këtij fshati, kishte shkuar në 2 të natës dhe se tek të nesërmen komandanti i kishte marrë shënimet.

Ai mohoi t’u kishte dhënë ndonjë mjet identifikimi se kishte qenë anëtar i UÇK-së.

“Nuk më kanë dhanë”, tha ai.

Po ashtu, dëshmitari tha se uniformë në atë kohë nuk kishte pasur, por që kishin blerë copa materialesh dhe i kishin prerë ato, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I pyetur nga Moskowitz se a kishte mundur çdokush të blinte material dhe të bënte uniformë, ai tha se ‘‘nuk besoj që dikush ka ble uniformë pa qenë pjesë e UÇK-së’’.

Lidhur me armën, ai sqaroi se ia kishte dhënë një bashkëfshatar, për të cilin tha se ishte dalë e më pas ishte kyçur sërish në UÇK.

Më pas, nga avokati Moskowitz është kërkuar të kalohet në seancë private.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika