Dëshmitari i ZPS-së: Personat e ndaluar ishin evakuuar me traktor nga Bajgora
Dëshmitari i tetë në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ka deklaruar se gati e tërë zona në Bajgorë është detyruar të evakuohet për shkak se ishte pushtuar nga ushtria serbe. Ai para trupit gjykues tha se evakuimi është bërë në mënyrë të ndryshme, disa në këmbë, disa më traktorë dhe rrallëherë ndonjë […]
Dëshmitari i tetë në gjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ka deklaruar se gati e tërë zona në Bajgorë është detyruar të evakuohet për shkak se ishte pushtuar nga ushtria serbe.
Ai para trupit gjykues tha se evakuimi është bërë në mënyrë të ndryshme, disa në këmbë, disa më traktorë dhe rrallëherë ndonjë makinë, kuaj dhe gomarë.
Ai pretendon se ka qenë në dijeni se edhe personat që ishin në qendrën e ndalimit në Bajgorë ishin evakuuar, duke pohuar me “po”, kur u pyet se a e kishte parë traktorin e tyre.
“U evakua komplet zona, sepse fshati Bajgorë u pushtua nga forcat serbe, nuk ka pasur mundësi të qëndroj aty”.
“Traktorë kemi përdorur, ndonjë makinë, kemi pasur raste që kemi përdorur edhe kuaj apo gomar për transport. Civilët kanë qenë të parët që janë evakuuar, ka qenë zonë ushtarake nuk kemi pasur civilë.
Ai tutje tha se traktorin me të ndaluarit e ruanin policia ushtarake, të cilët, sipas tij, ishin rreth katër persona. Kurse numrin e saktë të të ndaluarve në traktor, ai tha se nuk i kujtohet me saktësi se sa ka qenë.
“Kanë qenë persona që kanë qenë në traktor bashkë me të ndaluarit, minimumi 4”, tha ai.
Ai u pyet se a e njihte ndonjë nga të ndaluarit në traktor, ai tha se “Nuk është përgjigje që mundem me dhënë me po ose jo, më vjen keq”.















