Dëshmitari thotë se pas luftës Thaçi punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), dëshmitari i 24-të (me kodin 4255) ka pohuar se Thaçi ka punuar pas luftës krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës.

Këtë e tha ai duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës të Thaçit, Gregory Kehoe, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht, seanca ka qenë private dhe pyetjet lidhur me veprimtarinë e pasluftës avokati Kehoe i bëri në seancë publike.

Dëshmitari vetëm ka pohuar atë që ka thënë avokati Kehoe dhe atë se në vitet 2001-2004 Thaçi si kryetar i PDK-së u bashku me Ibrahim Rugovën – kreu i LDK-së atë kohë, dhe u tërhoq, duke lënë Bajram Rexhepin të bëhej kryeministër.

Se Thaçi ishte ai që mbështeti Rugovën të bëhej president dhe se në vitet 2004-2007 ishte opozitë me PDK-në po se u pajtua të bëhej me ekipin e Rugovës për të bërë negociata për statusin e Kosovës sa ishte gjallë Rugova, e që më pas ky grup është kryesuar nga një udhëheqës tjetër i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe se ka punuar me të ndonëse ishte në opozitë.

Tutje, se në vitet 2007-2010 Thaçi ka fituar zgjedhjet parlamentare dhe është bërë kryeministër, por se ka ftuar LDK-në për t’iu bashkuar në koalicion për të formuar qeverinë dhe se Fatmir Sejdiu është bërë president i Kosovës.

Në vazhdim u tha se në vitet 2014-2017 fitoi zgjedhjet Thaçi dhe solli LDK-në si pjesë të koalicionit dhe se i dha pozitën e kryeministrit Isa Mustafës, ndërkohë që u bë zëvendës i Mustafës dhe se në vitin 2016, kur u zgjodh Thaçi president, LDK-ja votoi në favor të tij.

Si përfundim, dëshmitari pohoi se tërë këtë periudhë Thaçi ka punuar krah për krah me të dhe pjesëtarë të LDK-së për të mirën e Kosovës.

Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit nga mbrojtja e Veselit, konkretisht, nga avokati Ben Emmerson.

Ai i lexoi një pjesë nga deklarata e dhënë e dëshmitarit për ZPS-në, dhe atë kur ishte pyetur se në periudhën e 1998-1999 a e ka njohur Kadri Veselin, ishte përgjigjur ‘‘atë se ka njoftë kurrkush’’ dhe se në pyetjen nëse gjatë konfliktit kishte dëgjua ndonjëherë për të, ishte përgjigjur ‘‘jo, asnjëherë’’.

Sipas dëshmitarit, këto përgjigje janë të sakta dhe të vërteta.

Kurse, në momentin kur avokati donte të bënte pyetje në bazë të hartës ku përfshihet zona përgjegjëse e dëshmitarit, me rekomandim edhe të prokurorit special James Pace, seanca ka kaluar në sesion privat me qëllim që të mbrohet dëshmitari.

Dëshmitari i radhës i mbrojtur në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ish-komandat i UÇK-së dhe ish-anëtar i LDK-së.

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ka filluar dëshminë dëshmitari i 24-të (me kodin 4255), për të cilin nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) u tha se ka qenë komandat i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për një periudhë të caktuar kohore dhe se ishte edhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Këtë deklarim e bëri prokurori James Pace duke lexuar përmbledhjen e deklaratave të pranuara për këtë dëshmitar, raporton “Betimi për Drejtësi”, përcjell Dukagjini.

Dëshmitari i 24-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve është ish-komandat i UÇK-së dhe ish-anëtar i LDK-së

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika