Dëshmon specialisti i Emergjencës në Ferizaj: Kur u soll Marigona Osmani ishte pa shenja jete

Specialisti i mjekësisë emergjente në Ferizaj, Burim Maloku, ka deklaruar se trupi i së ndjerës, Marigona Osmani kur u soll në spital ka qenë pa shenja jete dhe "është vërejtur se vdekja ka ndodhur më herët e jo në ato çaste që e kanë sjellë"

Pamje nga seanca gjyqësore, më datë 11.10.2022





Specialisti i emergjencës në Ferizaj, Burim Maloku në dëshminë e tij para trupit gjykues në procesin gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, ka treguar se e ndjera Marigona Osmani ka ardhur në emergjencën e spitalit të Ferizajt pa shenja jete dhe është vërejtur se vdekja ka ndodhur më herët e jo në ato çaste që e kanë sjellë.

Ai ka treguar se kur kishte dalë të kërkonte personat që e kishin sjellë në spital, nuk i kishte parë dhe më pas e kishin njoftuar edhe policinë e mjekun ligjor.

“E ndjera është sjellë nga dy persona, është sjellë pa shenja jete, ne kemi filluar procedurën terapinë edhe ekipi është mbledhur me shpejtësi…e kemi vërejtur se është pa shenja jete dhe ka lënë përshtypjen se kjo ka ndodhur më përpara dhe se nuk ka qenë e çasteve të fundit” ka thënë ai.

Në seancën e së mërkurës, ka dëshmuar një familjar i Dardan Krivaqës, teksa deri më tash dëshmitë e tyre i kanë dhënë edhe prindërit e së ndjerës, Marigona Osmani.

I akuzuari, Dardan Krivaqa ka thënë se tashmë e ndjera, Marigona Osmani e kishte pranuar se e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

Ndonëse një deklaratë e tillë u dha, e njëjta është kundërshtuar nga Endrit Puka, dëshmitar.

Ky i fundit ka thënë se ajo për çka po e akuzon Dardan Krivaqa nuk është aspak e vërtetë, raporton RTV Dukagjini.

Djali i dajës së Dardan Krivaqës ka dëshmuar për rreth 1 orë, duke treguar për raportet që i njëjti ka pasur me Krivaqën dhe me të ndjerën Marigona Osmani.

Gjatë kohës sa po dëshmonte ai është ballafaquar me Krivaqën, i cili e ka akuzuar se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me të ndjerën dhe se i njëjti ka qenë disa herë në banesën e tyre, ndonëse dëshmitari ka thënë se prej se është martuar Krivaqa me Osmanin, asnjëherë nuk ka qenë në banesë të tyre, por janë takuar në qytet ose në shtëpinë e tij.

Dëshmitari ka mohuar të ketë pasur lidhje me të ndjerën, derisa ka treguar se gjatë kohës sa Krivaqa ka qenë në arrati, nëna e Krivaqës e kishte thirrur babain e tij në telefon dhe i kishte thënë se “Dardani e ka rrahur një grua, e do ta rrahë edhe Endritin”.

Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu, të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani, nuk kanë pranuar fajësinë për veprat që ngarkohen nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

I akuzuari kryesor për dhunimin dhe vrasjen e 18-vjeçares, Dardan Krivaqa, kur është pyetur nga trupi gjykues se a e pranon fajësinë ka shprehur ngushëllime për familjen dhe ka thënë se i vjen keq, por ajo çka është e përshkruar në aktakuzë, sipas Krivaqës, nuk është e vërtetë dhe nuk ka ndodhur ashtu.

Marigona Osmani është dhunuar seksualisht e fizikisht deri në vdekje gushtin e vitit të kaluar.

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika