Dështim i 41-të në Kuvend
Të enjten, deputetët e Kuvendit të Kosovës shënuan për herë të 41-të një dështim në përpjekjen për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe pas më shumë se katër muajsh nga zgjedhjet, institucionet vazhdojnë të mbeten të bllokuara. Partitë opozitare PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe Lista Serbe vazhduan të […]
Të enjten, deputetët e Kuvendit të Kosovës shënuan për herë të 41-të një dështim në përpjekjen për të konstituuar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Edhe pas më shumë se katër muajsh nga zgjedhjet, institucionet vazhdojnë të mbeten të bllokuara.
Partitë opozitare PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe Lista Serbe vazhduan të refuzojnë pjesëmarrjen në komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë metodë të votimit jokushtetuese.
PDK dhe LDK i kanë kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që të “kthehet në rendin e ditës”, duke kërkuar respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë, AAK-ja ka propozuar sërish Albin Kurtin si anëtar të komisionit që do të mbikëqyrë votimin e fshehtë për kryeparlamentarin.
Kujtojmë se, Gjykata Kushtetuese u dha deputetëve një afat 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, afat që skadon më 26 korrik.
Seanca e radhës pritet të mbahet pas 48 orëve të shtunën.















