Dështimi 43, një seancë e mbyll Dehari-një tjetër e mbajnë ish-opozita
Për herë të 43-të Avni Dehari, deputeti më i vjetër në Kuvend, po drejton seancën fundi i së cilës nuk po duket në horizon. Dehari edhe këtë herë kërkoi nga partitë që deri para 9 shkurtit ishin në opozitë, që të propozojnë kandidatë për komisionin për votim të fshehtë. Përgjigja ishte e njëjtë sikurse e […]
Për herë të 43-të Avni Dehari, deputeti më i vjetër në Kuvend, po drejton seancën fundi i së cilës nuk po duket në horizon.
Dehari edhe këtë herë kërkoi nga partitë që deri para 9 shkurtit ishin në opozitë, që të propozojnë kandidatë për komisionin për votim të fshehtë.
Përgjigja ishte e njëjtë sikurse e herave të fundit.
“ju ftojë që ta ushtroni detyrën e juaj paanshmëri dhe me integritet dhe me respektim të plotë”, tha deputetja, Ariana Musliu Shoshi.
Besian Mustafa- Deputet i LDK-së ka deklaruar para foltores se “LDK=ja ka një propozim. Ju lutem kthehuni në kornizën kushtetuese”.
Time Kadriaja- Deputete e AAK-së tha se ” ne e kemi propozar meqenëse Z.Dehari po e udhëheq aq mirë seancat. Skeni asnje me besnik”.
Pas hedhjes në votim, komisioni serish nuk kaloi dhe Avni Dehari e mbylli seancën e sotme.
Por nga salla plenare nuk dolën edhe deputetët e PDK-së, LDK-së e AAK-së,.
Fillimisht, nga ulësja e nënkryetares, kolegëve të mbetur në sallë u drejtua deputetja Sala Jashari e PDK-së.
Dek: Sala Jashari- Deputete e PDK-së deklaroi ” Po bëj thirrje për zgjidhje. Sistemet parlamentare demokratike patjetër janë të ndërtuar mbi bazën e kompromisit. Gjendem këtu përpara jush sepse edhe sot në tentativën e 43-të Lëvizja Vetëvendosje sillet sikurse më shumë se 50% të ulësve në Kuvendin e Kosovës”.
Më pas në foltore dolën edhe nga LDK-së pavarësisht që mikrofoni ishte i fikur.
Besian Mustafa- LDK-së tha se “Pushteti është reduktuar në një emër të vetëm. Albulena Haxhiu. Ajo për Vetëvendosjen është më e rëndësishme se cdo nevoje e qytetarit te Kosovës. Për Vetëvendosjen o zgjidhet Alublena Haxhiu o flaka i daltë këtij vendi”.
Per dallim nga partitë e tjera, Bekë Berisha i Aak tha duhet gjetur mënyre për ta larguar nga pushteti.
” Le te bejme Kuvendin. Le te qet Albulenen, kurgja nuk kane kandidatet e tjeter le te formohet qeveria me pakice. Dhe te merr fitore, Le te thote qe ka fitu. Qe te ia sherojme Kosoves keto vuajtje”, tha Beke Berisha -Deputet i AAK-së/.
Deputetët do të mblidhen sërish pas 48 orësh në tentimin e radhës për të konstituar legjislaturën e nëntë.
Javën e kaluar, PDK e LDK i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e një mundësi të tillë e ka përmendur edhe presidentj Vjosa Osmani, pasi që tentimet e deritashme për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit, nuk kanë treguar sukses.















