Dështimi i 19-të për konstituimin e Kuvendit, Rohde: Rekord i keq botëror

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, komentoi dështimin e 19-të radhazi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se kjo situatë nuk është e mirë për Kosovën dhe reputacionin e saj ndërkombëtar.

“Përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit në një vend demokratik është një veprim shumë i rëndësishëm dhe ne dëshironim që të funksiononte, por fatkeqësisht nuk ndodhi kështu. Tani jemi në raundin e 19-të”, deklaroi Rohde në Klan Kosova.

Ambasadori shtoi se, sipas tij, kjo situatë përbën një rekord të keq botëror, pasi asnjë vend nuk ka dështuar kaq herë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika