Dështoi votimi i buxhetit, Rama: PDK-ja e VV-ja po bojkotojnë vullnetin e qytetarëve

Kuvendi Komunal i Prishtinës dështoi të miratojë buxhetin për vitin 2025 për shkak të braktisjes së mbledhjes nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari Përparim Rama akuzoi këto parti për bojkotimin e vullnetit të qytetarëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Gjatë mbledhjes të së mërkurës, Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk arriti të miratojë buxhetin për vitin 2025, për shkak të mungesës së kuorumit. Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) braktisën seancën, duke e bërë të pamundur përfundimin e votimit të buxhetit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, reagoi në lidhje me këtë situatë, duke akuzuar LVV-në dhe PDK-në për bojkotimin e vullnetit të qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Rama theksoi se buxheti për vitin 2025 ishte hartuar me profesionalizëm dhe në përputhje me nevojat e qytetarëve.

“Sot mbajtëm seancën për miratimin e buxhetit të kryeqytetit për vitin 2025. Buxheti nuk u miratua në mungesë të kuorumit për shkak të lëshimit të sallës nga asamblistët e PDK-së dhe më pas atyre të Vetëvendosjes. Buxheti i vitit 2025 është i hartuar me profesionalizëm dhe në bazë të nevojave e kërkesave të qytetarëve tanë.

Prandaj, lëshimi i sallës në seancën e buxhetit nga PDK dhe VV është bojkotim i vullnetit të qytetarëve. Përkundër përpjekjeve të njëpasnjëshme për bllokim të punëve të mira në kryeqytet, ne nuk do të ndalemi së punuari për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Rama në Facebook.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika