Dështon edhe episoda e 32-të për konstituimin e Kuvendit
Ka dështuar edhe tentativa e 32-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës. Megjithëse në sallën plenare ishin të pranishëm 95 deputetë, numri nuk ishte i mjaftueshëm për të vijuar me procedurat e parashikuara për konstituim. Kryesuesi i seances, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën e 17 qershorit. “45 vota […]
Ka dështuar edhe tentativa e 32-të për konstituimin e Kuvendit të Republikës. Megjithëse në sallën plenare ishin të pranishëm 95 deputetë, numri nuk ishte i mjaftueshëm për të vijuar me procedurat e parashikuara për konstituim.
Kryesuesi i seances, Avni Dehari njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën e 17 qershorit.
“45 vota pro, një kundër dhe asnjë abstenim. nuk ka korum. Ndërpritet seanca. Vazhdon me 17 qershor, ora 11:00”, tha Dehari.
Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të legjislativit.
Vazhdimi i sotëm i seancës konstituive përkon me shtatëmbëdhjetë vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.
Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtetuese mënyrën e fshehtë të votimit që po e kërkojnë Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Formimi i komisionit mbikëqyrës për votimin e fshehtë po kundërshtohet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.















