Dështon edhe hera e 44-të për konstituimin e Kuvendit, deputetët thumbohen mes vete
Në humor të mirë janë paraqitur në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive deputetët e Kuvendit te Kosovës. Kryesuesi Avni Dehari, sërish kërkoi nga partitë politike që nuk kanë propozuar emrat për komisionin për votim të fshehtë, ta bëjnë tani. Serish foltorja u shfrytëzuar për të bërë thirrje për respektim të Kushtetutës. “E nderuara ushtruese […]
Në humor të mirë janë paraqitur në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive deputetët e Kuvendit te Kosovës.
Kryesuesi Avni Dehari, sërish kërkoi nga partitë politike që nuk kanë propozuar emrat për komisionin për votim të fshehtë, ta bëjnë tani.
Serish foltorja u shfrytëzuar për të bërë thirrje për respektim të Kushtetutës.
“E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit, të dashur qytetar të shtetit u.d e ftoj kryesuesin që të kthehet..respektone kushtetutën”, deklaroi Artan Behrami – Deputet PDK-së.
Por kur aty del deputeti i LDK-së Paris Guri, kolegët e tij të Lëvizjes Vetëvendosje tentojnë ta pengojnë.
“A jeni mirë, qetsohuni, qetsohuni se i keni do vjet, qetsohu, Dimal qetë…Fitore a i ke kthy 200 mijë euro, a i ke kthy..oj fitore mos bërtit moj a i ke kthy 200 mijë euro”, deklaroi Paris Guri – Deputet i PDK-së.
Edhe pas disa tentimeve që sërish t’i lëshohet mikrofoni, kryesuesi Avni Dehari nuk e lejoi.
Emër për komisionin e fshehtë, patën Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por jo dikë të partisë së tyre.
“Ne e kemi propozimin normal ai që është bllokues duhet me propozu për komision zhbllokues ai është Albin Kurti”, deklaroi Time Kadrijaj – Deputete e AA-së.
Komisioni sërish nuk i mori votat e nevojshme, për çka seanca u shty për herë të 44-të.
Por, siç po ndodh në seancat e fundit, punimet vet i vazhduan deputetët e PDK-së, LDK-së e të AAK-së.
“E gjitha kjo që po ndodhë nuk është thjeshtë dhe vetëm bllokadë në Kuvend, është një përpjekje për të zhbërë rendin kushtetues, për të shëndrruar dështimin e një kandidature për kryetar në një krizë shtetërore”, deklaroi Përparim Gruda – Deputet i PDK-së.
“Prej kësaj foltore ku po napamundësohet fjala në kohën e rregullt të seancës sot për herë të 44 me radhe Kuvendi dështoi të konstituohet, 44 dështimë, 44 seanca të shëndrruara në farzë politike, 44 herë shkelje e vullnetit të qytetarëtve por edhe Kushtetutës së vendit”, deklaroi Alban Zogaj – Deputet i LDK.
“Po e shihni se si po përsëriten seancat shifne një kryetar me uhstarët që nuk bëjnë zë dhe skanë integritet dhe e vetmja forme është të e dëgjojnë verbërisht liderin suprem Albin Kurti”, tha deputetja Kadriajaj.
Por, kjo po u pengon deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ndërlidhur me këto veprimet e vazhdueshme për disa seanca radhazi për deputet e opozitës përpos që bëjnë shkelje të vazhdueshme të kushtetutës duke mos marr pjesë fare në votim tash së fundmi kanë filluar të shkelin edhe rregulloren e punës, pasi ato po ndërpriten nga kryesuesi”, deklaroi Arbreshë Kryeziu – Deputete e LVV-së.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, as pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk po gjejnë mënyrë për të konstituuar legjislaturën e nëntë. Po sipas këtij vendimi, ky afat përdundon me 26 korrik.















