Dështon edhe përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit
Ka dështuar edhe përpjekja e 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët sërish nuk arritën të sigurojnë kuorumin e nevojshëm për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Në këtë përpjekje të 29-të për të përmbyllur seancën konstituive të nisur më 15 prill, për herë […]
Ka dështuar edhe përpjekja e 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët sërish nuk arritën të sigurojnë kuorumin e nevojshëm për formimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Në këtë përpjekje të 29-të për të përmbyllur seancën konstituive të nisur më 15 prill, për herë të 21-të me radhë mungoi kuorumi për formimin e Komisionit për votim të fshehtë – një procedurë që po kundërshtohet nga partitë opozitare.
Në votimin e sotëm, 53 deputetë votuan për, asnjë kundër dhe asnjë nuk abstenoi.
Seanca e radhës pritet të vazhdojë më 11 qershor, mërkurë duke filluar nga ora 11:00.















