Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot për herë të 40-të në sallën plenare në përpjekje për të përmbyllur procesin e konstituimit të legjislaturës së re, më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ky dështim i radhës vjen vetëm pak ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i kishte dhënë një ultimatum deputetëve të Kuvendit që brenda 30 ditësh të përmbyllin procesin e konstituimit të legjislaturës së re.

Në seancën e së martës, më 1 korrik, për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit votuan 51 deputetë — asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u përplas në foltore me përfaqësues të partive opozitare, të cilët nuk propozuan emra për komisionin, por i kërkonin Deharit të ndalë “shkeljen e Kushtetutës”.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, propozoi emrin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, si anëtar të komisionit për votim të fshehtë.

Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj konstituive që kishte nisur më 15 prill, por edhe kjo tentativë dështoi.

Seanca radhës pritet të mbahet më 3 korrik në orën 11:00.