As seanca e 50-të konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk prodhoi rezultat.

Deputetët e zgjedhur u mblodhën sërish këtë të hënë për të tentuar formimin e institucioneve të reja, por nuk pati marrëveshje.

Kuvendi mbetet i pakonstituuar, ndërsa afati kushtetues për formimin e tij përfundon më 26 korrik – vetëm pesë ditë larg.

As sot nuk u hodh në votim ndonjë kandidat për kryetar të Kuvendit, derisa partitë politike PDK, LDK dhe AAK vazhdojnë të mos propozojnë anëtar për komisionin zgjedhor për kryetar të Kuvendit me votim të fshehtë.

104 deputetë kanë qenë në sallë për vetëm 53 deputetë morën pjesë në votimin për formimin e Komisionit për votim të fshehtë.

Seanca do të vazhdojë më 23 korrik në orën 11:00.