Këtë të hënë deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po hynin qetë në tentimin e 29 –të për konstituimin e legjislaturës së re.  

Aty para hyrjes po i priste avokati Arianit Koci, me të cilët debatet verbale për këtë ngërç politik nuk i kishin të lehta.  

Me gjithë kundërshtimet jashtë, brenda dihej se çka do të ndodhte. 

Dështimi i njëzetenëntë 

Avni Dehari, Kryesues i Kuvendit të Kosovës 

53 vota për, kundër nuk pati, nuk pati as abstenim atëherë ndërpritet seanca. 

E në foltore në holl të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se Kurti duhet të tërhiqet nga propozimi që nuk e ka shumicën. 

Verdikti ishte i qartë, qytetarët i thanë jo sundimit një partiak të katër viteve të kaluara dhe i dhanë shumicën parlamentare partive të cilat ishin në opozitë në mandatin e kaluar. Katër muaj më vonë, sot, është pikërisht partia e mentalitetit monist deklaroi Krasniqi. 

Gjatë kësaj jave do të publikojmë edhe një 15-pikësh të kësaj, ose të agjendës së kësaj qeverie të unitetit. Me fjalë të tjera këto 15 pika do të ishin edhe 15 temat kyçe me të cilat do të merrej kjo qeveri e unitetit. 

Por, përgjigje për LDK-në pati Donika Gërvalla. 

Ne kemi nevojë për unitet për shtet, jo për pushtet, dhe uniteti për shtet demonstrohet duke u konstituuar Kuvendi dhe jo duke u bllokuar”, Deklaro Gërvalla. 

Ndërkaq Time Kadrijaj nga AAK tha që LVV-ja ka obligim t’i siguroj 61 vota e jo opozita. 

Ndërkaq jashtë të njëjtit prapë po i priste avokati Koci. 

I njëjti provoi t’i flas edhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti por që ky i fundit nuk u ndal.