Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Në këtë mbledhje në rend dite ishte paraparë që të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, si dhe një sërë projektligjesh të tjera.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha, dhe nënkryetari Enver Dugolli, kanë lëshuar sallën derisa po prisnin që të bëhej kuorumi për të vazhduar mbledhjen.