Dështon miratimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues, shtyhet seanca në mungesë të kuorumit
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor në seancën e së enjtes, duke lënë pezull për të disatën herë këtë çështje. Vetëm 38 deputetë morën pjesë në votimin e amandamentit të propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, i cili përcaktonte se e drejta riprodhuese duhet […]
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të miratojë Projektligjin për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor në seancën e së enjtes, duke lënë pezull për të disatën herë këtë çështje.
Vetëm 38 deputetë morën pjesë në votimin e amandamentit të propozuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Visar Korenica, i cili përcaktonte se e drejta riprodhuese duhet t’i takojë vetëm çiftit dhe jo individëve.
Pas dështimit të votimit për këtë projektligj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shpalli të mbyllur seancën, duke theksuar se nuk po vëren vullnet nga tre deputetë të shumicës për të votuar.
“Kështu që s’ka kuorum për të vazhduar”, ka deklaruar Konjufca.
Deputetët kanë dështuar që të miratojnë dy marrëveshje ndërkombëtare.
Në mungesë të kuorumit nuk janë votuar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe ai për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore.
Kuvendi dështon t’i votojë tri marrëveshje ndërkombëtare, s’ka kuorum















