Dështon për herë të 16-të konstituimi i Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për herë të 16-të të konstituojnë Kuvendin, pasi refuzuan të krijojnë Komisionin e përkohshëm për organizimin e votimit të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe – sërish nuk propozuan asnjë përfaqësues për këtë Komision, duke pamundësuar zhvillimin e mëtejmë të procesit.

Edhe pse deputetët ishin të pranishëm në sallë, mospjesëmarrja e tyre në votim bëri që të mos arrihej korumi i nevojshëm për proceduar tutje. Si pasojë, Kryesuesi i seancës vendosi që ajo të shtyhet për 48 orë. Seanca e radhës do të mbahet të hënën, më 17 maj, në orën 10:00.

Kjo situatë vjen në të njëjtën ditë kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur në takim të gjitha subjektet politike parlamentare, me qëllim zhbllokimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika