Dështon për herë të 45-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit
Përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar sërish pa sukses. Kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje deputetëve që të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 13 korrik, duke lënë të hapur mundësinë për një përpjekje të re. Pengesa kryesore mbetet te mospajtimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive ish-opozitare për formimin e […]
Përpjekja e 45-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar sërish pa sukses.
Kryesuesi Avni Dehari u bëri thirrje deputetëve që të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 13 korrik, duke lënë të hapur mundësinë për një përpjekje të re.
Pengesa kryesore mbetet te mospajtimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive ish-opozitare për formimin e një komisioni që do të mundësonte votimin e fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.















